KONFERENCA E 23-TË KIRURGJIKALE SHQIPTARE

KONFERENCA E 23-TË KIRURGJIKALE SHQIPTARE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e Premte, datë 30 Tetor 2015, organizohet Konferenca e 23-të Kirurgjikale Shqiptare nga Departamenti i Kirurgjisë i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Konferenca do të zhvillohet në datat 30-31 Tetor në ambientet e Hotel Tirana International në orën 09:00 – 19.30 më datë 30 Tetor dhe në orën 08:30 – 15.00 më datë 31 Tetor. Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në orën 07:30-08:30 të datës 30 Tetor.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, si dhe do të marrin pjesë me prezantimet e tyre 12 Lektorë të huaj nga Anglia, Italia, Greqia dhe nga Trojet Shqiptare dhe Kosova. 

 

Baneri i KonferencësPDF-icon

Programi i KonferencësPDF-icon


                 REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 29.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *