4 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 09.11.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Rektorat, si më poshtë:
Pozicionet e punës:
- “Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Rektorat” (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Rektorat”, duhet të plotësojë këto kritere :
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në një nga fushat e Ekonomisë
- Të ketë jo më pak se 2 (dy) vite eksperiencë pune
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të ketë njohuri të legjislacionit të prokurimit publik dhe të kontratave
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Rektorat”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë eksperiencë pune në administratën publike në pozicione të ngjashme
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
- Dëshmi të njohjes të një nga programet e financës
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentat pranohen nga data 09.11.2015 – 20.11.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 09.11.2015