NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJE NË TRAJNIME SHKENCORE

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJE NË TRAJNIME SHKENCORE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e doktoratës dhe stafin akademik në fushat e kërkimit: Laborator (Mjekësi), Gjenetikë (Mjekësi), Biostatistikë (Shëndet Publik) mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për pjesëmarrje në trajnimet me titull “Bionformatics and Biotechnology: today’s tools for tomorrow’s agriculture in a world of global environmental changes” të shpallur nga Agjencia Ndërkombëtare e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim (MASHAV) e Republikës Hebre të Izraelit. Fakulteti i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit “Robert H. Smith” i Universitetit Hebre të Jeruzalemit në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim (MASHAV) organizon trajnime në formë prezantimesh shkencore nga data 9 Maj – 7 Qershor 2015, në Jerusalem, Izrael

Çdo pjesëmarrës do të përgatisë një prezantim, i cili do të shqyrtohet dhe vlerësohet në seminar. Prezantimi duhet të aplikojë njohuritë e fituara në një nga temat e bioteknologjisë. Pjesëmarrësit këshillohen që të marrin me vete të dhënat në formate të digjitalizuara. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të marrin certifikata pjesëmarrje.

KRITERET PËR PJESËMARRJE:

    • Të ketë përfunduar Studimet Master i Shkencave (M.Sc.) ose më lart në biologji, shkencat e kafshëve, bujqësi, ose në një fushë të ngjashme të lidhur me studimet e trajnimit.
    • Një vërtetim i certifikuar i njohjes së angleze në një nivel prej të paktën 89 të Testit “TOEFL new Internet based scale” ose një certifikatë ekuivalente të njohur ndërkombëtarisht.
    • Një listë të notave të studimeve dhe kopje të diplomës së fundit të pranuara duhet të përfshihen në formatin e aplikimit.
    • Një certifikatë zyrtare e nënshkruar dhe e vulosur që vërteton gjendjen e mirë shëndetësore.
    • Përvojën profesionale në fushën e bioteknologjisë është e preferueshme.
    • Letër rekomandimi nga vendi i punës ose i studimit i kandidatit.
FINANCIMI:

Parashikohen bursa nga MASHAV për pjesëmarrësit. Bursat mbulojnë taksën e trajnimit, strehimin dhe udhëtimet brenda Izraelit për qëllimin e ndjekjes së trajnimit. Taksa e trajnimit (pa bursë të fituar) nuk përfshin kostot e udhëtimit për në Izrael apo shpenzimet e rastësishme. 

MASHAV jep një numër të kufizuar të bursave. Bursat mbulojnë koston e programit të trajnimit përfshirë leksionet dhe vizitat në terren, strehim të plotë në dhoma dyshe (dy pjesëmarrës për dhomë), sigurimin shëndetësor dhe transferimet në dhe nga aeroporti. Fluturimet ne Izrael dhe shtesa ditore nuk janë të përfshira në bursë. Pjesëmarrësit e pranuat do të marrin detajet e fluturimit dhe informacione të mëtejshme nga përfaqësia e lokale në Shqipëri.

Formati i aplikimit mund të merret në Ambasadën e Izraelit në Shqipëri ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Ministrisë së Jashtme të Izraelit: 

http://www.mashav.mfa.gov.il/MFA/mashav/Courses/Pages/default.aspx

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 1 Prill 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme dhe broshuren:

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *