NJOFTIM SHËRBIMI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët mbi shërbimin e Portalit të Studentit në faqën zyrtare të UMT-së www.umed.edu.al .
Ky shërbim mund të konsultohet duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.umed.edu.al/medicine/portali-studentit.html
Portali i Studentit i ofron studetit shërbimet e mëposhtme:
- Informon studentin mbi vlerësimet e përfituara gjatë viteve akademike;
- Orarin e leksioneve;
- Profilin e studentit;
- Detyrimet financiare;
- Regjistrim në provime;
- Jep mundësinë studentit që të bëjë ankim/rishikim note.
Gjithashtu, informohen studentët se afati i çeljes së regjistrimit të provimeve është 25 (njëzet e pesë) ditë para fillimit të sezonit të provimeve dhe mbyllet 3 (tre) ditë para datës së provimit. Ky afat është përcaktuar nga ndryshimet e kryera në sistem nga administruesi i sistemit në Universitetin e Tiranës.
Informacione të mëtejshme rreth Portalit të Studentit vihen në dispozicion nga sekretaritë mësimore të fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
REKTORATI