NJOFTIM SHËRBIMI

NJOFTIM SHËRBIMI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët mbi shërbimin e Portalit të Studentit në faqën zyrtare të UMT-së www.umed.edu.al .

Ky shërbim mund të konsultohet duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.umed.edu.al/medicine/portali-studentit.html

Portali i Studentit i ofron studetit shërbimet e mëposhtme:

  1. Informon studentin mbi vlerësimet e përfituara gjatë viteve akademike;
  2. Orarin e leksioneve;
  3. Profilin e studentit;
  4. Detyrimet financiare;
  5. Regjistrim në provime;
  6. Jep mundësinë studentit që të bëjë ankim/rishikim note.

Gjithashtu, informohen studentët se afati i çeljes së regjistrimit të provimeve është 25 (njëzet e pesë) ditë para fillimit të sezonit të provimeve dhe mbyllet 3 (tre) ditë para datës së provimit. Ky afat është përcaktuar nga ndryshimet e kryera në sistem nga administruesi i sistemit në Universitetin e Tiranës.

Informacione të mëtejshme rreth Portalit të Studentit vihen në dispozicion nga sekretaritë mësimore të fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

                                                                                                                  

                                                                                                  REKTORATI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *