2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 07.03.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E FARMACISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Farmacisë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
1. Laborant ( 1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Laborant” me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, profili Kimi (Master shkëncor ose ekuivalent)
- Të ketë mesataren universitare (Master dhe Bachelor) mbi 7
- Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentet pranohen nga data 07.03.2016 – 18.03.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 07.03.2016