1 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.03.2016

1 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë Dentare  ( 2 vende pune)

Kandidati për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të zotërojë diplomën në Stomatologji.
  2. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zoterojë diplomën në fushën e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale.
  3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 9.
  4. Të zoterojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formes së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zoterojë diplomën në fushën e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale, me vlerësim të provimit të specialitetit mbi 9.
  2. Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale.
  3. Të ketë ëksperiencë pune si kirurg Oro Maxilo-faciale mbi 5 (pesë) vite.
  4. Të ketë ëksperiencë pune në mësimdhënie në Departamentin e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale mbi 5 (pesë) vite.
  5. Të ketë botime shkencore dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo kërkim shkencor.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese.

Kandidatët për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro Maxilo-Faciale me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkese me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplome dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Deshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikates së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesemarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Deshmi të njohjes të gjuhes së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezes së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqerore
  10. Raport mjekesor për aftësitë në pune

Dokumentet pranohen nga data ­ ­07.03.2016 -18.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 07.03.2016

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *