1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.03.2016

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME ME KARAKTER MËSIMOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vende pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme me karakter mësimor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Laborante pranë Departamentit të Diagnostikës dhe Rehabilitim Shëndetësor  ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Diagnostikës dhe Rehabilitim Shëndetësor” me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë: Profili Logopedi
  2. Të zotërojë një gjuhë të huaj
  3. Të njohë me dëshmi programet e paketës “Microsoft Office”
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Diagnostikës dhe Rehabilitim Shëndetësor”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë diplomë Master i Shkencave në fushën përkatëse
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse

Kandidati duhet të dorëzojë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
  6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
  7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  8. Dëshmi penaliteti

Dokumentet pranohen nga data­ ­21.03.2016 – 01.04.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 21.03.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *