2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 21.03.2016
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME ME KARAKTER MËSIMOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri ( 2 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri” me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin: Infermier i Përgjithshëm
- Të zotërojë një gjuhë të huaj
- Të njohë me dëshmi programet e paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentet pranohen nga data 21.03.2016 -01.04.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 21.03.2016