CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE
Ditën e premtë, 25.10.2013, në orën 18:00, në ambjentet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Tiranës u zhvillua ceremonia e diplomimit e brezit të parë të mjekëve stomatologë të cilët u diplomuan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv. Ministrja e Shëndetësise, Znj. Milva Ekonomi, Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Jera Kruja, Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla dhe profesorët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.
Ceremonia ishte një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët e degës së Stomatologjisë, të cilët pas 5 vitesh studimi dhe përgatitje profesionale, kurorzojnë ëndrrën e tyre, duke u bërë pjesë përbërëse e vyer e kontingjentit shqiptar të mjekëve stomatologë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u uron të gjithë studentëve të diplomuar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale!