KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E KATEGORIVE TË VEÇANTA, PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, 2015 – 2016″

KRITERET DHE PROCEDURAT E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E KATEGORIVE TË VEÇANTA, PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, 2015 – 2016″

Në bazë të Udhëzimit nr. 49, datë 02.11.2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe të regjistrimit për kandidatët me statusin e ish – të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “master profesional” dhe “master i shkencave”/”master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2015 – 2016”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e ish – të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët mbi procedurën e aplikimit në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

Kandidatët aplikojnë aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 02 deri ne datën 09 Nëntor 2015. Kandidatet shprehin 5 preferenca të ndryshme lidhur me aplikimin në programet e preferuara të studimit sipas formularit ne Shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

           

            REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 04.11.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *