KONFERENCA E III-të PEDAGOGJIKE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

KONFERENCA E III-të PEDAGOGJIKE E FAKULTETIT TË MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Pedagogët se ditën e Martë, datë 06 Tetor 2015, organizohet Konferenca e III-të Pedagogjike e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Tirana International Hotel në orën 10:00 – 15.30. Konferenca zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo konferencë realizohet në kuadër të sfidave didaktike të personelit akademik dhe shkencor të Fakultetit të Mjekësisë për vitin e ri akademik 2015-2016. Konferenca do të zhvillohet në dy seksione dhe synimi i këtij takimi të rëndësishëm do të jetë diskutimi mbi reformat dhe programet e zhvillimit në arsimin mjekësor.

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë. Moderatorë të diskutimeve do të jenë Prof. Dr. Mentor Petrela, PU, PH, Përgjegjës i Departamentit të Neurokirurgjisë dhe Prof. Dr. Artan Goda, Përgjegjës i Departamentit të Zemrës dhe Enëve të Gjakut. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë i gjithë stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë.

 

Baneri i KonferencësPDF-icon

Programi i KonferencësPDF-icon


                 REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 05.10.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *