SHTYRJE AFATI MBI PROCEDURAT E PËRZGJEDHJES DHE REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT ME STATUSIN E TË VERBËRIT, TË INVALIDIT PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK, TË JETIMIT, SI DHE ROMËT DHE BALLKANO-EGJIPTIANËT, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2014 – 2015
Në vijim të procedurës së pranimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, informohen kandidatët e interesuar mbi njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, njofton të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, romët dhe ballkano-egjiptianët, që kanë aplikuar për të përfituar nga kuotat e veçanta, në Institucionet e Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2014-2015, të paraqiten në MAS në datën 29.10.2014, ora 09:30, për të zhvilluar intervistën në zbatim të Udhëzimit nr. 34, datë 30.09.2014 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano – egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015”, i ndryshuar.
Intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 28.10.2014
___________________________________________________________________________________________
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në vijim të procedurës së përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, informohen kandidatët e interesuar me Udhëzimin e ri Nr. 40, dt. 13.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 34, datë 30.09.2014 “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015.
Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Ministrise së Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe është shtyrë nga data 1 Tetor deri në datën 21 Tetor 2014.
Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet në faqen web të MAS brenda orës 16.00 të datës 22 Tetor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda orës 12.00 të datës 27 Tetor 2014, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 lekë.
UMT do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda orës 16.00 të datës 27 Tetor 2014. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas renditjes së shpallur, UMT do të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listen e renditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhezimi Nr. 34, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dorë me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, UMT depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 29 Tetor 2014.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 15.10.2014
______________________________________________________________________
NJOFTIMI I MËPARSHËM
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët e interesuar mbi kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studime me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, si më poshtë:
Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Ministrise së Arsimit dhe Sportit (MAS) nga data 1 Tetor deri në datën 6 Tetor 2014.
Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet në faqen web të MAS brenda orës 11.00 të datës 10 Tetor 2014.
Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda orës 12.00 të datës 15 Tetor 2014, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 lekë.
UMT do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda orës 16.00 të datës 15 Tetor 2014. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas renditjes së shpallur, UMT do të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listen e renditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhezimi Nr. 34, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dorë me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, UMT depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 17 Tetor 2014.
REKTORATI