NJOFTIM AKADEMIK
Në bazë të Vendimit të marrë në Mbledhjen e Rektoratit, më datë 24.10.2014, për t’i ardhur në ndihmë një grupi studentësh që për një numër të kufizuar kreditesh do shpalleshin përsëritës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë informon studentët, si më poshtë:
Në Mbledhjen e Rektoratit, datë 24.10.2014, u vendos:
-
- Për studentët nga viti i parë deri në vitin e parafundit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë kriteri i kalimit në vitin pasardhës akademik ulet me 7 kredite.
- Për studentët të cilët kalojnë në vitin e fundit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë kriteri i kalimit ulet me 10 kredite.
- Këto ndryshime aplikohen për vitin akademik 2014-2015.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 27.10.2014