NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË STUDENTËVE TË SHKENCAVE (BIO)-MJEKËSORE (ISCOMS) 2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 23-të të Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Shkencave (bio)-Mjekësore (International Student Congress of (Bio)Medical Sciences – ISCOMS) 2016 që do të zhvillohet në datat 7 – 10 Qershor 2016 në Groningen, Holandë.
ISCOMS është një nga konferencat ndërkombëtare studentore më të rëndësishme në botë, e cila vitin e kaluar arriti një sukses të madh, duke pritur 634 pjesëmarrës nga 58 vende të botës. ISCOMS 2016 u ofron studentëve mundësinë për të paraqitur studimet e tyre, si edhe për të marrë pjesë në ligjërata, prezantime dhe seminare për të zgjeruar njohuritë e tyre në hulumtimet mjekësore. Gjithashtu, përmes bursave “ISCOMS Research Fellowships” nga (IRF), ISCOMS u ofron studentëve të talentuar ndërkombëtar mundësinë që të njihen me hulumtimet shkencore që kryhen në Qendrën Spitalore Universitare të Groningen (UMCG) dhe në Institutet e ndryshme kërkimore në Groningen.
Dorëzimi abstrakteve është i hapur dhe do të mbyllet më datë 4 Shkurt 2016.
Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqen e internetit www.iscoms.com, faqen rrjetit social Facebook www.facebook.com/iscoms ose mund të kontaktoni në adresën elektronike: iscoms@umcg.nl
Posteri Flyer Informacion për studentët
Video promovuese e ISCOMS 2016
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 17.11.2015