NJOFTIM PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE – 13.08.2015

NJOFTIM PËR KANDIDATËT NGA TROJET SHQIPTARE – 13.08.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët nga Trojet Shqiptare mbi njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, si më poshtë: 

Njoftohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, me kohë të plotë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë MAS. Njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në IAL-të shqiptare.

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në këtë link: Formular-Aplikimi-2015

Dokumentet e domosdoshme që duhen dorëzuar pranë Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit:

  1. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
  2. Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
  3. Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
  4. Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.

Linku i njoftimit: 
http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/njoftim1439272920

 

                         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më datë: 13.08.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *