Njoftim për mundësi aplikimi në Programin “Scholarship Programme for Young Researchers from European Neighbouring Countries”
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë Pedagogët, Studiuesit shkencorë dhe Doktorantët mbi mundësinë e aplikimit për bursa studimi në kuadër të programit “Scholarship Programme for Young Researchers from European Neighbouring Countries” të Rrjetit Universitar Coimbra Group.
Coimbra Group ofron bursa studimi për studiuesit e rinj, të cilët do të kryejnë një vizitë afat-shkurtër në një nga Universitetet e Rrjetit. Qëllimi i kësaj vizite është që t’u japë mundësinë kërkuesve shkencorë nga Vendet Fqinje të Europës për të kryer një pjesë të punës së tyre kërkimore në një nga Universitet Europiane që aderojnë në këtë program dhe për të ndihmuar ata që të krijojnë aftësi të mëtejshme akademike dhe kontakte kërkimore.
Universitetet Europiane të Rrjetit Coimbra të cilat marrin pjesë në Programin 2014, janë si më poshtë:
-
-
- University of Granada, Spain
- University of Graz, Austria
- University of Groningen, the Netherlands
- University of Heidelberg, Germany
- Alexandru Ioan Cuza University of Iasi, Romania
- University of Jena, Germany
- KU Leuven, Belgium
- University of Padova, Italy
- University of Poitiers, France
- University of Salamanca, Spain
- University of Tartu, Estonia
-
Kriteret e Aplikimit:
-
-
- Kandidati duhet të jetë nën moshën 35 vjeç;
- Të jetë me shtetësi ose rezident në një ndër shtetet e përmenduara në shpallje;
- Të jetë staff akademik aktual i një universiteti ose një institucioni ekuivalent i arsimit të lartë të një nga shtetet e përmedura dhe të ketë statusin e Post-Doktoraturës ose ekuivalent, por disa Universitete mund të ofrojnë mundësi edhe për studentët e doktoraturës.
- Kandidati duhet të mundësojë emrin dhe kontaktin e një Udhëheqësi Shkencor në Universitetin pritës të Rrjetit Coimbra, i cili do të mbikëqyrë punën e tij gjatë qëndrimit në atë universitet;
- Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë një Letër Pranimit (që duhet të dorëzohet së bashku me aplikimin) të shkruar nga Udhëheqësi Shkencor apo njësia administrative e Universitetit pritës ku ju do të kërkoni të kryeni planin e propozuar të punës shkencore. Letra duhet të deklarojë se Udhëheqësi Shkencor apo njësia është i gatshëm për t’ju punuar në rast se ju fitoni një Bursë nga Coimbra Group;
- Kandidatët mund të zgjedhin vetëm një Universitet për të aplikuar.
-
Mbyllja e Aplikimit:
-
-
- Afati i fundit për aplikim është 31 mars 2014.
-
Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen e Rjetit Universitar Coimbra Group: http://www.coimbra-group.eu dhe faqen e njotimit: http://www.coimbra-group.eu/index.php?page=european-neighborhood
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Konktakt:komunikimi@umed.edu.al