Njoftim për mundësi aplikimi në Program trajnimi

Njoftim për mundësi aplikimi në Program trajnimi

logo finale 2

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët e diplomuar dhe profesionistët e rinj në shkencat mjekësore rreth mundësisë së aplikimit në një program trajnimi në Agjencinë Europiane të Barnave (European Medicines Agency).

Agjencia Europiane e Barnave (European Medicines Agency) ofron një grant prej 1350£ neto në muaj për një program trajnimi me kontratë në periudhat nga 6 deri në 9 muaj. Agjencia, gjithashtu, paguan shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzime të tjera në fillim dhe në fund të trajnimit.

Kandidatët që preferohen për aplikimim duhet të kenë një formim mjekësor në linjë me profilin e Agjencisë, si më poshtë:

      • Farmaci;
      • Mjekësi;
      • Shkencat e Jetës;
      • Shëndet Publik;
      • Kimi;
      • Teknologji e informacionit.

Kriteret e Aplikimit:

      • Diplomë universitare ose ekuivalente në kohën e aplikimit;
      • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe një ose më shumë gjuhë të tjera zyrtare të BE-së;
      • Plotesimin e formularit të aplikimit.

Mbyllja e Aplikimit:

      • Afati i fundit për aplikim është 15 qeshor 2014.

 

Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen e Agjencisë Europiane të Barnave: http://www.ema.europa.eu/ema/

Dhe faqen e njotimit: http://www.ema.europa.eu/ema/index.jsp?curl=pages%2Fabout_us%2Fgeneral%2Fgeneral_content_000321.jsp&mid=WC0b01ac0580029405

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Konktakt: komunikimi@umed.edu.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *