Njoftim për pjesëmarrje në Konferencën Botërore vjetore mbi Bioetikën, Etikën mjekësore dhe Ligjin shëndetësor

Njoftim për pjesëmarrje në Konferencën Botërore vjetore mbi Bioetikën, Etikën mjekësore dhe Ligjin shëndetësor

logo finale 2
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon pedagogët, studiuesit shkencor, doktorantët dhe studentët e interesuar rreth mundësisë së pjesëmarrjes në Konferencën Botërore vjetore të 11-të mbi Bioetikën, Etikën mjekësore dhe Ligjin shëndetësor (World Conference on Bioethics, Medical Ethics and Health Law) që organizohet nga Departamenti i UNESCO-s për Bioetikën, në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Mjekësisë (World Medical Association – WMA) dhe me Universitetin e Napolit “Federico II” (Këshilli i Etikës i Universitetit të Napolit), në qytetin e Napolit, Itali, në datat 20-22 tetor 2015.

Departamenti i UNESCO-s për Bioetikën fton pedagogët dhe studiuesit shkencor të kontribojnë në diskutimet e konferencës duke dërguar punime shkencore mbi temën e Bio-etikës mjekësore. Konferenca është projektuar për të ofruar një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe njohurive, duke përfshirë diskutime, leksione, seminare dhe paraqitje të të dhënave brenda ditëve të konferencës.

Grupet e synuara për pjesëmarrje janë, si më poshtë:

Studiuesit e Bioetikës • Filozofët • Studiuesit shkencor • Shkrimtarët • Anëtarët e Komisionit Etik • Mjekët • Infermierët • Punonjësit socialë • Psikologët • Psikiatërit • Mjekët e përfshirë në mjekësinë ligjore • Avokatët • Gjykatësit • Mësuesit • Edukatorët • Rektorët, Dekanët dhe Administratorët e instituteve akademike • Menaxherët e spitaleve • Pedagogët dhe studentët e fakulteteve të mjekësisë, infermierisë, etikës, psikologjisë, filozofisë dhe drejtësisë • Oganizatat dhe shoqatat profesioniste, kulturore dhe vullnetare • Organet qeveritare dhe publike • Logopedistët • Veterinerët.

Temat kryesore 

    • Bioetika, etika mjekësore dhe Ligji për Shëndetësinë
    • Komitetet Etike
    • Hulumtimi dhe Eksperimentimi Biomjekësor
    • Mjekësia Ligjore, Ligji dhe Etika
    • Edukimi Bioetik

Temat e veçanta (të drejtuara nga WMA)

    • Implikimet etike dhe ligjore mbi bazat e të dhënave shëndetësore dhe bio-arkivat
    • Kujdesi në fund të jetës.

(Për listën e detajuar të temave, ju lutem të konsultoni: www.bioethics-conferences.com/scientific-program)

 

Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e organizmave, si më poshtë:

    • Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)
    • Shoqata Botërore e Mjekësisë (WMA)
    • Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të studentëve të mjekësisë (IFMSA) 
    • Shoqata Mjekësore e Izraelit
    • Shoqëria Italiane për Ligjin Mjekësor dhe Sigurimet
    • Forumi i Bioetikës Zefat 
    • Qendra Ndërkombëtare për Shëndetësi, Ligj dhe Etikë, Universiteti Haifa

 

Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen e internetit të Konferencës: http://www.isas.co.il/bioethics2015-Naples/

http://www.unesco-chair-bioethics.org/UI/D0101.aspx?uid=D8D256C0F2B1A7C2

http://www.unesco-chair-bioethics.org/NTUDOC/D/act_doc/D8D256C0F2B1A7C2/Ethics%20-%20Naples%202015%20-%20first%20announcement.pdf

Ose te kontaktoni me email në adresën e sekretarisë së Konferencës: seminars@isas.co.il

 

 

ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Konktakt: info@umed.edu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *