RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT TË RICERTIFIKIMIT PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT TË RICERTIFIKIMIT PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETËSISË

 

Në bazë të nenit 33 të Ligjit nr. 10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” dhe në përputhje me vendimin e Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit nr.97, datë 24.02.2015 “Për provimin e ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë“, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV), si dhe në kuadër të punës hartuese nga departamentet përkatëse të tij dhe bashkëpunimit me Urdhrat Profesionalë dhe shoqatat e profesionistëve, njofton mbi Rregulloren për organizimin e provimit të ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë.

Lutemi të klikoni në linkun më poshtë për të shkarkuar rregulloren e plotë:

Rregullore për organizimin e provimit të ricertifikimit për profesionistët e shëndetësisë

 

PROGRAMET ORIENTUESE PËR PROVIMIN E RICERTIFIKIMIT

Profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë përmbushur detyrimet e Programit të Ricertifikimit 2010-2014 dhe, që për pasojë, bazuar në nenin 3, pika 5 të Rregullores për organizimin e provimit të ricertifikimit janë të detyruar të kryejnë Provimin e Ricertifikimit mund të njihen me programet orientuese për këtë provim sipas fushës së specialitetit përkatës, si më poshtë:

Obstetrikë Gjinekologji

Dermatologji

Nefrologji

Psikiatri

Kirurgji e përgjithshme

Imazheri

Sëmundjet Infektive

Endokrinologji

Pneumologji

Ortopedi

Mjeku i Familjes

Kardiologji

Pediatri

Mjekësi Urgjence

Farmaci

ORL

Anestezi Reanimacion

Hematologji

Stomatologji

 

Për çdo paqartësi ose pyetje që keni në lidhje me programin orientues të fushës suaj të specialitetit, mund të kontaktoni Departamentin përkatës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Për t’u njohur me mënyrën e organzimit të Provimit të Ricertifikimit, Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim (QKEV) ka publikuar në faqen zyrtare të saj Rregulloren për organizimin e provimit të ricertifikimit dhe informacione e nevojshme http://www.qkev.gov.al. Çdo profesionist që duhet të kryejë Provimin e Ricertifikimit ka përgjegjësinë të interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) – www.akp.gov.al – për procedurat e regjistrimit, datat e provimit dhe informacionet e nevojshme që lidhen me kryerjen e provimit.

 

                                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

Publikuar më 29.06.2015

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *