NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.09.2015

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.09.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL MËSIMOR DHE PERSONEL ADMINISTRATIV NË 

FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 3 (tre) vende pune, 1 (një) vend pune për punonjës mësimor dhe 2 (dy) vende pune për personel administrativ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknikesi më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1. Punonjës mësimor në Departamentin e Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetri-Gjinekologji, Profili “Infermier i Përgjithshëm” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike ( 1 vend pune)
    1. Laborante me arsim të lartë me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike ( 1 vend pune)
    2. Sekretare mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike ( 1 vend pune)
  1. Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetri-Gjinekologji, Profili “Infermier i Përgjithshëm” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike duhet të plotësojë këto kritere bazë:

    1. Të ketë përfunduar studimet e larta në degën “Infermieri e përgjithshme”
    2. Të ketë diplomën “Master shkencor” (MSH, DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) në fushën përkatëse
    3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk merret parasysh
    4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet anglisht
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetri-Gjinekologji, Profili “Infermier i Përgjithshëm” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jashtë vendit
    2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 9
    3. Të ketë gradë apo titull shkencor të fituara në universitete të njohura jashtë vendit
    4. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse
    5. Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetri-Gjinekologji ,Profili Infermier i Përgjithshëm” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë me shkrim
    2. Curriculum vitae
    3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
    4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
    5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
    6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
    7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
    9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
    10. Raport mjekësor për aftësitë në punë

      Dokumentat pranohen nga data ­14.09.2015 – 25.09.2015.

      Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

      Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

  1. i. Kandidati për vendin e punës “Laborante me arsim të lartë” me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike duhet të plotësojë këto kritere:
    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
    2. Të zotërojë gjuhën angleze
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
    4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

ii. Kandidati për vendin e punës “Sekretare Mësimore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
    2. Të zotërojë gjuhën angleze
    3. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
    4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Sekretare Mësimore”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë eksperiencë pune në sekretari mësimore

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë me shkrim
    2. CV
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
    6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
    7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    8. Dëshmi penaliteti

Dokumentat pranohen nga data ­14.09.2015 – 25.09.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

 REKTORATI

Publikuar më 14.09.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *