1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 08.06.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 08.06.2015

 

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV 

NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për personel administrativ në Rektorat, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1.  “Specialist në Sektorin Juridik” (2 vende pune)

Kandidati për vendin e punës Specialist në Sektorin Juridik” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Drejtësi
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit, administratës publike si dhe proçedurave gjyqësore
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    4. Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
    5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit  në grup
    6. Të zotërojë aftësi shumë të mira menaxhuese dhe deleguese
    7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin  Juridik”  duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale:

    1. Të ketë eksperience pune në administratën  publike

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë për aplikim
    2. Curriculum Vitae
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë  (ne rast se ka)
    7. Kopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
    8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
    9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    10. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat pranohen nga data 08.06.2015 – 19.06.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

 REKTORATI

 

Publikuar më 08.06.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *