1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 10.08.2015

1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 10.08.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL MËSIMOR NË 

FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për  1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë , si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1.  Punonjës mësimor në Profilin e Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të zotërojë diplomën e mjekut
  2. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zotërojë diplomën në fushën përkatëse
  3. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë” preferohet të plotësojë edhe këto kritere: 

  1. Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë
  2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën përkatëse mbi 5 vjet
  3. Të ketë eksperiencë profesionale mbi 15 vjet pranë klinikave universitare
  4. Të ketë kualifikime apo specializime në fushën përkatëse
  5. Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit në fushën e Kirurgjisë Torakale.

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Profilin e Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë

 

Dokumentat pranohen nga data ­10.08.2015 – 21.08.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 10.08.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *