2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.09.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL NDIHMËS MËSIMOR DHE ADMINISTRATIV NË
FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 4 (katër) vende pune, 3 (tre) vende pune për personel ndihmës mësimor dhe 1 (një) vend pune për personel administrativ, me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
-
- Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë (1 vend pune)
- Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë (3 vende pune)
Kandidati për vendin e punësnës “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi, dega Financë
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office” si dhe të programeve financiare (Kontabilitet ALFA, Financa 5)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, administratës publike si dhe financiar
Kandidati për vendin e punës “Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
- Dëshmi të njohjes të një nga programet e financës
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat pranohen nga data 07.09.2015 – 18.09.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 07.09.2015