2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.04.2015

2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.04.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

 

Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1.  “Specialist Protokolli dhe arkive/Sekretar i Dekanit” (1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Specialist Protokolli/arkive dhe Sekretar i Dekanit” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
    4. Preferohet të ketë eksperience pune
    5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
    6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë për aplikim
    2. Curriculum Vitae
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë (ne rast se ka)
    7. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
    8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
    9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    10. Dëshmi penaliteti.

 

Dokumentat pranohen nga data 14.04.2015 – 27.04.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 14.04.2015

 REKTORATI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *