5 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 22.02.2016

5 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 22.02.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1 (NJË) VJEÇARE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Lëndëve Klinike, Profili “Obstetri-Gjinekologji” ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Lëndëve Klinike, Profili “Obstetri-Gjinekologji”” duhet të plotësojë këto kritere bazë:

  1. Të zotërojë diplomën e mjekut.
  2. Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8.
  3. Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zoterojë diplomën në fushën përkatëse me notë mesatare mbi 9.
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Lëndëve Klinike, Profili “Obstetri-Gjinekologji”“, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jashtë vendit.
  2. Të ketë gradë apo titull shkencor të fituara në universitete të njohura jashtë vendit.
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.
  4. Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse.

Kandidatët për vendin e punës “Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Lëndëve Klinike, Profili “Obstetri-Gjinekologji”” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim.
  2. Curriculum vitae.
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  4. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  5. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  6. Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
  7. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar).
  8. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë.

Dokumentet pranohen nga data ­ 22.02.2016 – 04.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 22.02.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *