6 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 22.02.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës në Fakultetin e Mjekësisë ( 1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkencës në Fakultetin e Mjekësisë” duhët të plotësojë këto kritëre bazë:
- Të zotërojë diplomën e mjekut (studime universitare brenda dhe jashtë vendit).
- Të ketë kryer specializimin pasuniversitar dhe të zoterojë diplomën në fushën e Psikiatrisë.
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8.
- Të ketë gradën shkencore “Doktor” në Mjekësi.
- Të ketë ëksperiencë pune në mësimdhënie.
- Të zoterojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formes së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkenës në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe keto kritere:
- 1. Të ketë trajnime në Psikolgji.
- Të ketë eksperiencë pune
- Të ketë botime shkencore, referime ose postera në kongrese Europiane ose Internacionale.
Kandidatët për vendin e punës “Personel akademik në Shërbimin e Psikiatrisë, Departamenti i Neuroshkenës në Fakultetin e Mjekësisë”, duhet të dorezojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkese me shkrim.
- Curriculum vitae.
- Diplome dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Deshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikates së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Dëshmi të pjesemarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
- Deshmi të njohjes të gjuhes së huaj (të noteruar).
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezes së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqerore.
- Raport mjekesor për aftësitë në punë.
Dokumentet pranohen nga data 22.02.2016 – 04.03.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 22.02.2016