Njoftim për mundësi aplikimi në Program trajnimi
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
NJOFTIM PËR MUNDËSI APLIKIMI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë studentët e diplomuar dhe profesionistët e rinj në shkencat mjekësore rreth mundësisë së aplikimit në një program trajnimi në Agjencinë Europiane të Barnave (European Medicines Agency).
Agjencia Europiane e Barnave (European Medicines Agency) ofron një grant prej 1350£ neto në muaj për një program trajnimi me kontratë në periudhat nga 6 deri në 9 muaj. Agjencia, gjithashtu, paguan shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzime të tjera në fillim dhe në fund të trajnimit.
Kandidatët që preferohen për aplikimim duhet të kenë një formim mjekësor në linjë me profilin e Agjencisë, si më poshtë:
-
-
- Farmaci;
- Mjekësi;
- Shkencat e Jetës;
- Shëndet Publik;
- Kimi;
- Teknologji e informacionit.
-
Kriteret e Aplikimit:
-
-
- Diplomë universitare ose ekuivalente në kohën e aplikimit;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe një ose më shumë gjuhë të tjera zyrtare të BE-së;
- Plotesimin e formularit të aplikimit.
-
Mbyllja e Aplikimit:
-
-
- Afati i fundit për aplikim është 15 qeshor 2014.
-
Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen e Agjencisë Europiane të Barnave: http://www.ema.europa.eu/ema/
Dhe faqen e njotimit: http://www.ema.europa.eu/ema/index.jsp?curl=pages%2Fabout_us%2Fgeneral%2Fgeneral_content_000321.jsp&mid=WC0b01ac0580029405
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË
Konktakt: komunikimi@umed.edu.al