NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.11.2014

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.11.2014

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “KANCELAR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Kancelar”, në Fakultetin e Mjekësisë si më poshtë:

Kandidati për vendin e punës “Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë“, duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi ose Drejtësi
  2. Të ketë së paku 5 vjet eksperiencë pune
  3. Të njohë kuadrin rregullues dhe praktik të administrimit ekonomik dhe financiar të institucioneve të arsimit të lartë
  4. Preferohet që kandidati për kancelar të ketë kryer studime pasuniversitare në drejtimet ekonomik ose juridik
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
  6. Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese dhe raportuese
  7. Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup
  8. Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Kopje të dokumentave që vërtetojnë studimet (postmaster, doktorature, etj) (të noteruara)
  5. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  6. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  7. Fotokopje të noteruar të një dokumenti identifikimi
  8. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë
  9. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  10. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  11. Dëshmi penaliteti.

Kandidatët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave nga organi kompetent.

Dokumentat pranohen vetëm në gjuhën shqipe.

KONKURIMI:

Pas verifikimit paraprak të dokumentave, brenda 4 (katër) ditësh në Zyrat e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë do shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin në Këshillin e Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Dokumentat pranohen nga data 17.11.2014 – 01.12.2014

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

Publikuar më 17.11.2014

 REKTORATI

 

 

Untitled

NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI TË APLIKIMIT PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall shtyrje afati në konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Specialist Finance”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,  si më poshtë:

Pozicioni i punës:

1. Specialist Finance në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Kandidati për vendin e punës “Specialist Finance” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar studimet e larta, profili Financë
    2. Të ketë notë mesatare universitare mbi 8
    3. Të ketë njohuri të programeve të mbajtjes së kontabilitetit, kryesisht të “Alpha Business” ose “Financa 5”
    4. Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj, preferohet gjuha angleze
    5. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
    6. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit  në grup
    7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist Finance” preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor, profili financë
    2. Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në profilin financë

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë me shkrim
    2. CV
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit, dëshmi të kualifikimit që mund të ketë në programet financiare (“Alpha Business” ose “Financa 5”) dhe çdo çertifikatë tjetër
    7. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar)
    8. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    9. Dëshmi penaliteti

Dokumentat do të pranohen nga data  17.11.2014 – 21.11.2014

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al 

Publikuar më 17.11.2014

 REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *