1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 29.06.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË
FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për punonjës mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
-
- “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në degën e Stomatologjisë
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Ortopedisë Stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale:
- Të ketë mbrojtur gradën shkencore “Doktor”
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse
- Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop, etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore, etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
Dokumentat pranohen nga data 29.06.2015 – 10.07.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 29.06.2015