1 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.09.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË
REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin 2 (dy) vende pune për personel administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë , si më poshtë:
Pozicioni i punës:
-
- Inspektor Auditi në Njësinë e Auditit të Brendshëm në Rektorat (1 vend pune)
- Përgjegjës i Sektorit të Financës në Rektorat (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Inspektor Auditi në Njësinë e Auditit të Brendshëm në Rektorat” duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi (Administrim Biznesi, Financë, Kontabilitet, Ekonomiks)
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite në auditim apo në fusha të tjera, si financë, kontabilitet
- Të jetë i pajisur me çertifikatën e Audituesit
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Inspektor Auditi” preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit të lartë dhe administratës publike
- Të ketë eksperiencë pune në administratën publike
Kandidatët për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Financës”, duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi, dega Financë
- Të zotërojë diplomë Master Shkencor në Financë
- Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune në fushën financë, kontabilitet
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office” si dhe të programeve financiare (Kontabilitet ALFA, Financa 5)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Financës në Rektorat”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, administratës publike si dhe financiar
- Të ketë eksperiencë pune në administratën publike
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
- Dëshmi të njohjes të një programi të financës (për pozicionin e punës Përgjegjësit i Sektorit të Financës)
- Çertifikatën e Audituesit (për pozicionin e punës Inspektor Auditi)
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat pranohen nga data 07.09.2015 – 18.09.2015.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 07.09.2015