2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.09.2015

2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.09.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL NDIHMËS MËSIMOR DHE ADMINISTRATIV NË 

FAKULTETIN E  MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 4 (katër) vende pune, 3 (tre) vende pune për personel ndihmës mësimor dhe 1 (një) vend pune për personel administrativ, me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

    1. Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë (1 vend pune)
    2. Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë (3 vende pune)

Kandidati për vendin e punësnës “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi, dega Financë
    2. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office” si dhe të programeve financiare (Kontabilitet ALFA, Financa 5)
    4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, administratës publike si dhe financiar

Kandidati për vendin e punës “Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere:

    1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
    2. Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze
    3. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
    4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
    5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant me arsim të lartë në Fakultetin e Mjekësisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

    1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

    1. Kërkesë me shkrim
    2. CV
    3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
    4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
    5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
    6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie kualifikimit që mund të ketë
    7. Dëshmi të njohjes të një nga programet e financës
    8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
    9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
    10. Dëshmi penaliteti

Dokumentat pranohen nga data 07.09.2015 – 18.09.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 07.09.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *