1 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 21.11.2015
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
Pozicionet e punës:
- “Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor,
Profili “Reanimacion-Rehabilitim”” – (1 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor,
Profili “Reanimacion-Rehabilitim” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
- Të zotërojë diplomën e mjekut (studime universitare brenda ose jashtë vendit)
- Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e mjekësisë.
- Të ketë notën mesatare të studimeve universitare mbi 8. Për kandidatët që kanë fituar tituj apo grada shkencore
në Universitetet perëndimore kriteri i mesatares nuk meret parasysh - Të ketë përfunduar specializimin në fushën përkatëse me notë mesatare mbi 8.5
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor,
Profili “Reanimacion-Rehabilitim”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jashtë vendit
- Të ketë përvojë në proceset rehabilituese dhe riaftësuese
- Të ketë gradë apo titull shkencor të fituara në universitete të njohura jashtë vendit
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie të paktën 3 (tre) vite
- Të ketë botime shkencore (tekste, monografi, artikuj dhe referate shkencore) në revista brenda dhe jashtë vendit si dhe
pjesmarrje në aktivitete shkencore apo në kërkim shkencor në fushën përkatëse.
Kandidatët për vendin e punës “Punonjës mësimor në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor,
Profili “Reanimacion-Rehabilitim” duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave
Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara).
Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës
së njohjes nga organi kompetent - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat
master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar
e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje. - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop. etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
Dokumentat pranohen nga data 21.12.2015 – 01.01.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 21.12.2015