LAJMËRIM PËR BURSAT E VITIT AKADEMIK 2013-2014

LAJMËRIM PËR BURSAT E VITIT AKADEMIK 2013-2014

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

 

Në vijim të procedurave, njoftohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (viti i II e lart) se janë të hapura aplikimet për bursë për vitin akademik 2013-2014. Për të mundësuar vazhdueshmërinë e mëtejshme të kësaj procedure, ju njoftojmë se Rektorati vë në dispozicion burimet e tij administrative dhe aplikimet do të kryhen pranë Rektoratit të UMT-së (Rruga Kongresi i Manastirit, Nr. 133, Tiranë; Pranë Pediatrikut).

Afati Përfundimtar i dorëzimit të dokumentave është data 15-11-2013.

 

Informohen studentët se për të përfituar bursë, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Studentët që janë në vështirësi financiare, që plotësojnë kriterin ekonomik:

1.  Studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik;

2.     Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe plotësojnë kriterin ekonomik;

3.     Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;

4.     Studentët bashkëshortë me fëmijë, që plotësojnë kriterin ekonomik, banues në konvikt;

5.     Studentët që kanë statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe plotësojnë kriterin ekonomik.

Jashtë Kriterit Ekonomik:

6.  Studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. (Lista emërore vjen nga Ministritë Përkatëse)

7.    Studentë që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha 10 (dhjeta) (Lista e Notave dhe vërtetim studenti nga sekretaritë e fakulteteve, fotokopje e kartës së identitetit);

8.   Studentë që regjistrohen në vitin e parë shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari (Lista vjen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit);

9.     Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit, të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. (Lista vjen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit).

Dokumentacioni që nevojitet:

1.     Deklarata e kryefamiljarit (Tërhiqet pranë Rektoratit dhe online në faqen zyrtare të UMT-së www.umed.edu.al);

2.     Vërtetim i Studentit;

3.     Certifikatë Familjare (Pa asnjë korrigjim);

4.     Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (Për të gjithë pjesëtarët e familjes, për të vërtetuar nëse përfitojnë ndonjë lloj pensioni);

5.     Vërtetim i ndihmës ekonomike në emër të kryefamiljarit;

6.     Vërtetim  nga Drejtoria e Punës dhe Shanseve të barabarta (Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç dhe që nuk ndjekin  studimet e larta me kohë të plotë. Për personat që janë në punë, kërkohet vërtetimi nga qendra e punës);

7.   Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme apo rajonale e Tatimeve të vërtetuar nëse keni biznes privat. (Për të gjithë pjesëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç);

8.   Vërtetim nga Bashkia apo Komuna për të vërtetuar nëse keni biznes privat. (Për të gjithë pjesëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç);

9.    Vërtetim pasurie nga Hipoteka dhe Drejtoria e Pasurive të Paluajtshme. (Për të gjithë pjesëtarët e familjes);

10.  Studentët me statusin Jetim duhet të sjellin:

a.      Certifikatat e vdekjes së prindërve;

b.     Vërtetimin e Statusit të jetimit.

11.  Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet të sjellin edhe:

Vendimin e gjykatës për braktisjen nga ana e prindërve.

12.  Studentët bashkëshort me fëmijë, që plotësojnë kriterin ekonomik dhe që banojnë në konvikt duhet të sjellin:

a.      Vërtetimin e konviktit publik;

b.     Vërtetimin që janë të dy bashkëshortët studentë.

13.  Studentët me aftësi të kufizuar duhet të sjellin edhe:

a.      Vërtetimin e komisionit që vërteton statusin e Invaliditetit (KMCAP);

b.     Librezën e Invaliditetit.

 

Dokumentacioni i aplikantëve dorëzohet pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

Për informacione të mëtejshme ose sqarime të mundshme, mund të na kontaktoni në emailin zyrtar komunikimi@umed.edu.al

 

 

 

Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *