2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 08.02.2016
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 5 (pesë) vende pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- “Laborant” ( 5 vend pune)
Kandidati për vendin e punës “Laborant” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
-
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm/lartë
- Të ketë eksperiencë pune
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj perëndimore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim.
- CV.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara).
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit.
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara).
- Raport mjekësor për aftësitë në punë.
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentet pranohen nga data 08.02.2016 -19.02.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 08.02.2016