7 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 22.02.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për vend pune për personel administrativ në Rektorat, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
- Personel administrativ në Rektorat “Punonjës Mirëmbajtje”
Kandidatët për vendin e punës “Punonjës Mirëmbajtje” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional profili Teknik/Elektrik/Mekanik.
- Preferohet të ketë përvojë pune në fushën përkatëse.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim.
- CV.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara).
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
- Raport mjekësor për aftësitë në punë.
- Dëshmi penaliteti.
Dokumentet pranohen nga data 22.02.2016 – 04.03.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 22.02.2016