2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 21.03.2016

2 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 21.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME ME KARAKTER MËSIMOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

  1. Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri  ( 2 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri” me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin: Infermier i Përgjithshëm
  2. Të zotërojë një gjuhë të huaj
  3. Të njohë me dëshmi programet e paketës “Microsoft Office”
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborante pranë Departamentit të Infermieristikës së përgjithshme, Infermierisë në Sëmundjet e Brendshme dhe në Pediatri”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
  6. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
  7. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  8. Dëshmi penaliteti

Dokumentet pranohen nga data­ ­21.03.2016 -01.04.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 

 REKTORATI

Publikuar më 21.03.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *