NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 19.09.2016

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 19.09.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (35 vende vakante).

Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :

  • Ortopedi Stomatologjike,
  • Terapi Stomatologjike,
  • Kirurgji Oro-Max-Fac ,
  • Lëndët Formuese ( Kimi e Përgjithshme, Organike, Fizikë, Biologji, Latinisht, Anglisht, Edukim Fizik, Sociologji, Informatikë ),
  • Lëndët Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë  
  1. Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse,
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8,
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës,
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore ( preferohet gjuha angleze),
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (10 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
  2. Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
  3. Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
  4. Të zotërojë certifikatën e specialistit të fushës,
  5. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor,
  6. Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse.

Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Terapisë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (18 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
  2. Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
  3. Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
  4. Të zotërojë certifikatën e specialistit të fushës,
  5. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor në dy vitet e fundit,
  6. Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse në dy vitet e fundit.

Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Kirurgjisë OMF dhe paraklinikenë Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (7 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:

  1. Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
  2. Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
  3. Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
  4. Të zotërojë çertifikatën e specialistit të fushës,
  5. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor,
  6. Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse.

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme

 

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
  4. Dokument identifikimi
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë  notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)

Dosjet do dorëzohen brenda datës 25.09.2016 si më poshtë :

  • Pedagogët e jashtëm të Lëndëve Profesionale (Ortopedi, Terapi, Kirurgji OMF), të dorëzojnë dosjet pranë Departamenteve përkatëse dhe Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
  • Pedagogët e jashtëm të Lëndëve Formuese (Kimi, Biologji, Fizikë, Gjuhë e huaj, Informatikë, Sociologji, Edukim fizik) të dorëzojnë dosjet pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *