NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 23.09.2016

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 23.09.2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike përkatësisht në:

 

  1. Departamentin e Lëndëve Paraklinike
  2. Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës Në Kirurgji, Infermieristikës Në Obstetri Gjinekologji
  1. Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme, Infermierisë në Sëmundje të Brendshme, Pediatri

Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme:

  1. Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse 
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare  me notë mesatare mbi 8.
  3. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 ( pesë) vite në specialitetin përkatës
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj .
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Aplikantët për personel akademik me kohë të pjesshme preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të preferenciale:

  1. Të  ketë  Doktoraturë në fushën përkatëse.
  2. Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencor të fituar në universitetet publike ose universitete  të njohura jashtë vendit.
  3. Të ketë eksperiencë pune. (Preferohet  punësimi  pranë shërbimeve spitalore apo ambulatore)
  4. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse.
  5. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesmarrje në kërkim shkencor në fushën përkatëse.
  6. Të ketë të mbrojtur me dëshmi gjuhën angleze.
  1. DEPARTAMENTI I LËNDËVE PARAKLINIKE

Nr

Lënda

Nr i vendeve vakante

1

Fiziologji patologjike

1

2

Shëndet publik

2

3

Anatomi e njeriut

1

4

Farmakologji

1

5

Radiofarmaceutikalë

1

6

Statistikë mjekësore

2

7

Mikrobiologji

1

8

Ekonomi shëndeti

2

9

Neurofiziologji

1

10

Biostatistikë

2

11

Epidemiologji

2

12

Metodologji e kërkimit

4

13

Promocion shëndetësor

2

14

Mjekësi transfuzive

2

15

Sociologji

4

16

Psikologji

6

17

Gjuhë latine

3

18

Gjuhë angleze

20

19

Gjuhë shqipe

2

20

Gjuhë italiane/gjermane/frënge

6

21

Kimi organike

1

22

Kimi inorganike

1

23

Matematikë

1

24

Legjislacion

4

25

Shkrim akademik

2

26

Teori komunikimi

4

27

Pedagogji

2

28

Biologji/Biokimi

6

29

Fizikë

4

30

Anatomi patologjike

2

31

Histologji

2

32

Gjenetikë

2

33

Informatikë

5

34

Etikë dhe deontologji

2

  1. DEPARTAMENTI I DIAGNOSTIKËS, REHABILITIMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI, INFERMIERISTIKËS NË OBSTETRI GJINEKOLOGJI

Nr

Lënda

Profili

Nr i vendeve vakante

1

Fizioterapi

Mjek Fizioterapist

3

2

Fizioterapi

Fizioterapist

12

3

Imazheri

Mjek Imazherist

17

4

Imazheri

Teknik  Imazherie

7

5

Anatomopatologji

Mjek Anatomopatolog

3

6

Mjekësi Ligjore

Mjek Ligjor

1

7

Laborator

Mjek Laboratori

5

8

Mikrobiologji

Mjek Mikrobiolog/ Biolog

2

9

Toksikologji

Mjek Toksikolog

1

10

Teknik Laboratori

Mjek Laboratori

13

11

Teknik Laboratori

Teknik  Laboratori

3

12

Logopedi

Mjek /  Logopedist

10

13

Logopedi

Arsim i Lartë/Master në Pedagogjinë e Specializuar Sociale ose në fushën e  Logopedisë

3

14

Neurologji

Mjek Neurolog

1

15

Pediatri zhvillimi

Mjek Pediatër zhvillimi

1

16

Psikologji

Psikolog

1

  1. DEPARTAMENTI I LËNDËVE KLINIKE DHE INFERMIERISTIKËS SË PËRGJITHSHME, INFERMIERISË NË SËMUNDJE TË BRENDSHME, PEDIATRI

Nr

Lënda

Nr i vendeve vakante

1

Sëmundje të brendshme

5

2

Neurologji

2

3

Psikiatri

5

4

Kirurgji

4

5

Obstetri – Gjinekologji

8

6

Shëndet Riprodhues

3

7

Okulistikë

2

8

ORL

2

9

Onkologji

3

10

Pediatri

6

11

Kirurgji  Pediatrike

1

12

Anestezi – Reanimacion

3

13

Kardiologji

1

14

Kardiokirurgji

1

15

Urologji

2

16

Kirurgji Maksilofaciale

1

17

Ortopedi

1

18

Neurokirurgji

1

19

Vaksinimi

2

20

Neuropediatri

1

21

Infermieristikë

25

22

Mami

12

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
  4. Dokument identifikimi
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë  notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)

Afati i dorëzimit të dosjeve është:  23.09.2016 – 03.10.2016.

Dosjet dorëzohen pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *