NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 19.09.2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkurset për personel akademik me kohë të pjesshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare (35 vende vakante).
Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :
- Ortopedi Stomatologjike,
- Terapi Stomatologjike,
- Kirurgji Oro-Max-Fac ,
- Lëndët Formuese ( Kimi e Përgjithshme, Organike, Fizikë, Biologji, Latinisht, Anglisht, Edukim Fizik, Sociologji, Informatikë ),
- Lëndët Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë
- Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse,
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8,
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës,
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore ( preferohet gjuha angleze),
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (10 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
- Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
- Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
- Të zotërojë certifikatën e specialistit të fushës,
- Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor,
- Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse.
Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Terapisë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (18 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
- Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
- Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
- Të zotërojë certifikatën e specialistit të fushës,
- Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor në dy vitet e fundit,
- Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse në dy vitet e fundit.
Kandidati konkurrent për vendin e punës“Personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Kirurgjisë OMF dhe paraklinikenë Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, (7 vende vakante) preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë Doktoraturë në fushën përkatëse
- Të jetë i diplomuar në Fakultetin përkatës në Master Shkencor dhe/ose Doktoraturë në fushën e Stomatologjisë,
- Të ketë notë mesatare të studimeve mbi 8.5,
- Të zotërojë çertifikatën e specialistit të fushës,
- Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor,
- Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse.
Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme
- Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
- Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
- Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
- Dokument identifikimi
- Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
- Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
- Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
- Kopje të noteruar të librezës së punës
- Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
- Dëshmi penaliteti
- Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)
Dosjet do dorëzohen brenda datës 25.09.2016 si më poshtë :
- Pedagogët e jashtëm të Lëndëve Profesionale (Ortopedi, Terapi, Kirurgji OMF), të dorëzojnë dosjet pranë Departamenteve përkatëse dhe Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
- Pedagogët e jashtëm të Lëndëve Formuese (Kimi, Biologji, Fizikë, Gjuhë e huaj, Informatikë, Sociologji, Edukim fizik) të dorëzojnë dosjet pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.