HOMAZH PËR AKADEMIK PROF. DR. KRISTO FRASHËRI
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Akademikut, Profesorit dhe Historianit të nderuar Prof. Kristo Frashëri dhe ndan me familjen Frashëri dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh, gjithashtu, ngushëllimet e tij Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve për këtë […]
NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË AKTIVITETIN SPORTIV 1-5 SHKURT 2016
Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se duke filluar nga dita e Hënë, 1 Shkurt 2016, deri në ditën e Premte, 5 Shkurt 2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Aktivitetin Sportiv “Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë“. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë gjithë javës, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, në ambjentet e Palestrës së Universitetit të Mjekësisë, […]
NJOFTIM MBI MUNDËSINË E APLIKIMIT NË PROGRAMIN ERAWEB
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe stafin akademik mbi mundësinë e aplikimit në Programin e Shkëmbimit “Erasmus Mundus – Western Balkans (ERAWEB)” që koordinohet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit, Hollandë. ERAWEB është një mundësi unike për studentët dhe stafin akademik të interesuar për të kryer një periudhë studimore ose hulumtimi shkencor në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit. ERAWEB […]
NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJE NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË TRAKISË PËR MJEKËSINË E FAMILJES
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik dhe studentët asistentë në kërkime shkencore mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Kongresin Ndërkombëtar të Trakisë për Mjekësinë e Familjes (International Trakya Family Medicine Congress (TAHEK)) që organizohet nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit të Universitetit të Trakisë në datat 16 – 20 Mars 2016 në Edirne, Turqi. Kongresi Ndërkombëtar i Trakisë për Mjekësinë e Familjes (TAHEK) është […]