Mundësinë pjesëmarrje për Doktorantët në konkursin “Sigrid and Heinz Hannse Prize” që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon Doktorantët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin “Sigrid and Heinz Hannse Prize 2015” që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg, në datën 27 Nëntor 2015.
Konkursi i drejtohet studentëve të Doktoratës në fushën kërkimore të Gjinekologjisë. Çmimi do të jepet për studimin më të mirë në këtë fushë dhe do të jetë 3000€. Kandidatët që do të përzgjidhen, preferohet të jenë nga vendet e Europës Lindore dhe të jenë në fillimet e karrierës së tyre shkencore ose në prag të përfundimit të Doktoratës. Afati i fundit për aplikim është 28 Shkurt 2015.
Ju lutemi që kërkesën për aplikim ta dërgoni në adresën zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë info@umed.edu.al për të dërguar zyrtarisht kandidaturën tuaj pranë Akademisë së Shkencave dhe Studimeve Humane të Berlin Brandenburg.
Asamblea e Akademisë, me rekomandim të Komisionit vlerësues, do të vendosë për vlerësimin në periudhën Qeshor 2015. Çmimi do të jepet zyrtarisht në ceremoninë e Akademisë për Festimet e Ditës së Ajnshtain-it më datë 27 Nëntor 2015 në Potsdam (Nikolaisaal), në Gjermani. Emrat e kandidatëve që kanë konkuruar do të prezantohen pas ndarjes së çmimit.
Lutemi të konsultoni shpalljen për aplikim dhe dokumentacionin e kërkuar, si më poshtë:
Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
http://www.bbaw.de/en/academy/awards/prizes
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHENIEVE ME JASHTE