3 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016

3 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL ADMINISTRATIV “PUNONJËS PASTRIMI” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend pune për personel administrativ “Punonjës pastrimi” në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë vijon:

Pozicioni i punës: Punonjës pastrimi

Kandidatët për vendin e punës “Punonjës pastrimi” duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e  detyrueshëm/ të mesëm
  2. Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse
  3. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  6. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  7. Dëshmi penaliteti

Dokumentat pranohen nga data 17.10.2016 –  28.10.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën burimet.njerezore@umed.edu.al

 

 REKTORATI

Publikuar më 17.10.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *