
✨“Doctor Honoris Causa”✨


Me pas ai ka qenë prezent dhe ka dhënë kontributin e tij të çmuar në shumë aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri në fushën e obstetri – gjinekologjisë.



Prof. D’Amato, jo vetëm që ka marrë pjesë aktivisht në këto aktivitete, por ka sjellë me vete edhe shumë mjekë e profesorë, italiane e të huaj, eminenca të fushave përkatëse, duke ngritur kështu nivelin shkencor të këtyre aktiviteteve.
Përveç kësaj, Prof. D’Amato ka dhënë edhe një kontribut të çmuar akademik pranë Departamentit të Obsetri-Gjinekologjisë, duke mbajtur disa here leksione me mjekët dhe specializantët e obstetrike – gjinekologjisë gjatë këtyre viteve.
Ai ka qenë anëtar i Bordit Editorial të “Buletinit të Shkencave Mjekësore” për disa vjet radhazi.
Me Dekret të 1 tetorit 2003, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë të UT-së e pranon si Profesor të huaj të Asociuar pranë Departamentit të Obstetrike-Gjinekologjisë.
Prof. D’Amato është një erudit me një bagazh kultural për t’u admiruar, me një memorie ekselente dhe zemër të madhe.
Recensat u mbajtën nga Prof. Orion Gliozheni dhe Prof. Myftar Barbullushi.
Në fjalën referuese Prof. Giuseppe D’Amato falenderoi Rektorin e UMT-së, Senatin Akademik për titullin e akorduar si dhe kolegët, miqtë shqiptarë për gjithë bashkëpunimin ndër vite!