Transferimet-dhe-Programet-e-dyta-te-studimit

Transferimet dhe Programet e dyta te studimit

Bazuar në Ligjin Nr. 9741 datë 21.05.2007, i ndryshuar, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, tranferimet e studimeve dhe programet e dyta të studimeve aprovohen nga Këshilli i Ministrave me propozim të Universitetit, në çdo fillim viti akademik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë çdo vit fillim viti akademik jep mundësinë e transferimit të studimeve dhe ndjekjen e një programi të dytë studimesh në këtë Universitet për studentë të Universiteteve të tjera publike dhe jo publike, brenda dhe jashtë vendit. Studentët që kandidojnë për transferim të studimeve ose për program të dytë studimi përzgjidhen në bazë të ecurisë akademike dhe kriteret bëhen publike para fillimit të procedurës.

TRANSFERIMET

Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të të njëjtit cikël nga institucione të ndryshëm të arsimit të lartë. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon Fakultetit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e tij. Vendimin per kerkesen për transferim e merr Rektori.

Si rregull, transferimet do të kryhen brenda degës që studenti po kryen studimet dhe bëhen në vite të ndërmjetme. Vendimi për transferim bëhet në fundt të vitit akademik për tu realizuar në fillim të vitit akademik pasardhës. Pranohen kandidatët me rezultatet më të larta.

 

NDJEKJA E NJE PROGRAMI TE DYTE STUDIMI

Personat që kanë përfunduar një program studimi të plotë, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi. Në këtë rast pranohen për aplikim, si rregull kandidatët me diplomë të përafërt me programin e dytë në të cilin kërkojnë të studiojnë, nga të cilët përzgjidhen ata me mesatare mbi 9 (nëntë). Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Kritere specifike për t’u pranuar në një program të dytë studimi përcaktohen në rregulloret e fakulteteve.