Fakulteti i Mjekesise

Fakulteti i Mjekesise

Fakulteti i Mjekësisë

Historiku i fakultetit

Gjithçka nisi në vitin 1952, pra 60 vjet më parë, në po këtë ndërtesë dykatëshe ku është edhe sot, në po këto klasa, salla e zyra të tij. Në kohën kur vendi vuante ende nga plagët e panumërta të trashëguara të varfërisë, të padijes dhe të prapambetjes së thellë, lindi tempulli i ri i shëndetit që u quajt Instituti i Lartë i Mjekësisë. Ky tempull lindi si një “foshnje” e ndryshme nga vëllezërit e tij në botë; pa tekste të shkruar, pa kurrikulum, me orar mësimor të improvizuar, me pedagogë aq të pakët sa numëroheshin me gishtat e dorës dhe u quajt Instituti i Lartë i Mjekësisë. Pedagogët ishin mjekë praktikantë të diplomuar gjatë regjimit të shkuar në universitet e Evropës. Ata u thirrën të mësonin dhe të formonin mjekët e rinj të ardhshëm. Në vitin 1952, ndoqën për herë të parë studimet në vitin e parë të Institutit të Lartë Mjekësor, 61 studentë të ndarë në 4 grupe me nga 15 studentë. Nga këto 13 ishin femra. Asnjë nuk shkrepi aparatin atë ditë, asnjë gazetë nuk shkroi për këtë krijesë të re…
Lexo me Shumë

Njoftimet e Fundit

  Historiku i Fakultetit     Programet e Studimit     Organika     Departamentet  

Websiti i Fakultetit te Mjekësisë