Procedura e Konfirmimeve

PROCEDURA

Zyra e Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё nё Rektorat mundëson procedurën e verifikimit dhe konfirmimit të dokumentave tё lёshuara nga Fakultetet e Universitetit të Mjekёsisё, Tiranë.

 

Fakulteti i Mjekësisë

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

 

 

DOKUMENTACIONI

Dokumentat pranohen origjinale ose në fotokopje. Pasi konfirmohet vlefshmëria e tyre, dokumentet firmosen dhe vulosen me vulë të posaçme konfirmimi nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Dokumentet që konfimohen janë, si mё poshtё:

Diplomë  Listë e Notave
Suplement Diplome Program Studimi
Vërtetim studenti Plan Programi
Formularë zyrtarë Informacione mbi karrieren universitare

 

KOHЁZGJATJA E PROCEDURЁS

–         10 ditё pune pёr praktika brenda vendi;
–          Deri nё 20 ditё pune pёr praktika jashtё vendi.

 

SHËRBIMI

  1. Pёr studentёt dhe tё diplomuarit nё tre Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, tё cilёt bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni tek Zyra e Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё nё Rektorat, pagesa ёshtё 600 Lekё.
  2. Pёr studentёt ose tё diplomuarit, tё cilёt ndodhen jashtё territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni me anё tё shёrbimit postar (bashkёlidhur duhet tё kenё kёrkesёn e tyre me shkrim, tё firmosur, dhe dokumentacionin e nevojshёm pёr konfirmim). Pёr kёtё kategori aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs sё Shqiperisё pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.
  3. Pёr Institucionet e ndryshme qё ndodhen jashtë territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё zyrtare pёr konfirmim dokumentacioni shkollor tё studentёve ose tё diplomuarve nё tre Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs Shqipëtare pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.           

    TABELA E TARIFAVE PЁR KATЁR ZONAT POSTARE

    ZONAT SHTETET TARIFA
    ZONA      I  Bosnie Herzegovinë, Bullgari, Greqi, Kroaci, Maqedoni, Moldavi, Qipro, Rumani, Turqi, Mali i Zi, Serbi, Kosovë. 4.700 Lekë
    ZONA II Algjeri, Austri, Belgjikë, Biellrusi, Danimark, Egjipt, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Hollandë, Hungari, Irlandë, Islandë, Itali, Izrael, Latvi, Lietenshtein, Lituani, Luksemburg, Maltë, Marrok, Mbretëria e Britanisë së Madhe,  Monako, Norvegji, Poloni, Portugali, Republika Çeke, Rusi, Siri, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Sudan,Ukrainë, Uzbekistan, Zvicër. 5.200 Lekë
    ZONA III Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Armenia, Aruba, Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopi, Hong Kong, Indi, Irak, Iran, Japoni, Jemen, Jordani, Kamboxhia, Kanada, Kazakistan, Kenia, Kinё, Kirgjistan, Korea e Jugut, Kuvait, Madagaskar, Malazi, Oman, Pakistan, Senegal, Singapor, Sri-Lanka, Taivan, Tailandё, Tanzani, Togo, Uganda, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, Zambi, Zimbabue. 7.000 Lekë
    ZONA IV Argjentinë, Australi, Bahrain, Bregu i Fildishtë, Brazil, Brunel, Burundi, El Salvador, Filipine, Gabon, Guatemala, Guinea-Bissau, Guinea Ekuatoriale, Guinea, Indonezia, Kamerun, Qatar, Kili, Kolumbia, Kosta Rica, Kuba, Makao, Maldive, Malaui, Mali, Mauritania, Mauricius, Meksikë, Panama, Paraguai, Peru, Porto Riko (USA), Hawaii (USA), Uruguai, Venezuela, Alaska (USA), Xhibuti, Zelandё e Re. 8.000 Lekë

    Tarifa pёr çdo konfirmim dokumentacioni arkёtohet pёrpara fillimit tё procedurёs. Tё interesuarit mund tё paraqitet pranё Zyrёs sё Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё pёr t’u pajisur me mandat-arkёtim. Pagesa kryhet pranë çdo Banke të nivelit të dytë. Tё interesuarit luten tё paraqesin njё mjet identifikimi (Kartё identiteti, Pasaportё, Certifikatё) dhe tё lёshojnё njё fotokopje tё saj pranё Zyrёs sё Komunikimit dhe Marrёdhёnieve me Jashtё.

 

KONTAKT

Pёr mё tepёr informacione, ju lutemi tё na kontaktoni nё adresёn zyrtare tё mёposhtme: info@umed.edu.al

Adresa e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranё: Rruga e Dibrёs, Nr. 371, AL1005, Tiranё, Shqipёri.
ZYRA E KOMUNIKIMIT DHE MARREDHËNIEVE ME JASHTË