Projektet fituese të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për periudhën 2023-2024, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Konsumi mesatar ditor i kripës në popullatën e Republikës së Shqipërisë” me drejtues projekti Ledio Çollaku
  • Projekti me temë “Çrregullimet e aftësive njohëse tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave” me drejtues projekti Asoc. Ariana Strakosha
  • Projekti me temë “Onko-Nefrologji- Një fushë e re në mjekësinë moderne” me drejtues projekti Dr. Myftar Barbullushi
  • Projekti me temë “Markuesit imunologjikë dhe imunogjenetikë në sëmundjet autoimune të gjendrës tiroide” me drejtues projekti Asoc. Dorina Ylli
  • Projekti me temë “Identifikimi i faktorëve tradicionalë dhe jo tradicionalë të rrezikut kardiovaskular në sëmundjen Renale Kronike” me drejtues projekti Dr. Margarita Gjata
  • Projekti me temë “Infeksionet kirurgjikale dhe trajtimi i tyre para dhe pas përmirësimit infrastrukturor” me drejtues projekti Asoc. Krenar Lilaj

Projektet e Infrastrukturës, financuar nga AKKSHI:

  • Projekti me temë “Modernizimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale në Fakultetin e Mjekësisë, UMT.” me drejtues projekti Dr. Gentian Vyshka
  • Projektet e Teknologjisë dhe Inovacionit, financuar nga AKKSHI:
  • Projekti me temë “Prodhimi dhe aplikimi i formave farmaceutike inovative me bimë mjekësore si alternative e përdorimit të antimikrobikëve” me drejtues projekti Asoc. Entela Haloci
  • Projekti me temë “Përdorimi i një sistemi polimerik në optimizimin e biodisponibilitetit të barnave. Zhvillimi industrial i një bari cilësor dhe kosto-efikas për popullatën shqiptare” me drejtues projekti Dr. Ledjan Malaj

Projektet e Infrastrukturës, financuar nga MAS:

  • Projekti me temë “Digitalizimi i njësisë laboratorike të Histologjisë” me drejtues projekti Dr. Xheladin Çeka
  • Projekti me temë “Digitalizimi i Diseksionit Virtual dhe ristrukturimi i njësisë Laboratorike të Anatomisë” me drejtues projekti Dr. Xheladin Çeka
  • Projekti me temë “Mbështetja dhe fuqizimi infrastrukturor i Laboratorëve të praktikës profesionale, pranë FSHMT-së” me drejtues projekti Asoc. Ilirjana Zekja