Senati Akademik është organ më i lartë drejtues akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ai përbëhet nga 21 anëtarë, personel akademik dhe studentë, të cilët zgjidhen drejtpërdrejt nga grupet përkatëse të anëtarëve të institucionit.
Anëtarët e Senatit që përfaqësojnë personelin mësimor shkencor duhet të gëzojnë kategorinë “Profesor” ose të kenë gradën shkencore “Doktor” (PHD), të fituar pranë Universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së (Kliko këtu për me shumë)