Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është organ kolegjial. Ai përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët 5 anëtarë janë përfaqësues të personelit akademik nga njësitë kryesore, një përfaqësues i Këshillit Studentor të UMT dhe një ekspert i jashtëm. Anëtarët e njësisë nga UMT miratohen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit.
Kompetencat e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë janë:
1. Të vlerësojë në mënyrë periodike efikasitetin e veprimtarive mësimore dhe kërkimore në njësitë kryesore të UMT në përputhje me standartet;
2. Të vlerësojë në mënyrë periodike efikasitetin e veprimtarive administrative dhe financiare;
3. Pas çdo vlerësimi të raportojë para Senatit Akademik rezultatet dhe propozimet përkatëse.
Njësitë përbërëse të UMT janë të detyruara të vënë në dispozicion të Njësisë të Sigurimit të Brenshsëm të Cilësisë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e funksioneve të saj.

Referencë: Statuti i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Nenet 27 dhe 28, miratuar nga Senati Akademik, më datë 07.06.2013. Ndryshuar me Vendimin e Senatit Akademik Nr.23, datë 19.03.2016 “Për miratimin e disa ndryshimeve në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, Miratuar me Shkresën e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.2834 Prot., datë 29.03.2016 “Miratimi i ndryshimeve të Statutit”